Erdogna dhe Mitsotakis do të flasin për zgjidhjen e krizës

Erdogna dhe Mitsotakis do të flasin për zgjidhjen e krizës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të bashkëbisedojnë për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve që ka shpërthyer për Mesdheun Lindor, raportojnë mediat turke, transmeton Insajderi.

Të dy liderët, do të zhvillojnë një telekonferencë, pasi komunikuan me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gazetari turk, Abdulkadir Selvi, shkruan: “Presidenti Erdogan dha mesazhin se ne jemi gati për një dialog me Greqinë. Dhe kjo është ajo që kërkonin të dëgjonin Merkel dhe Michel”.

Pastaj, Erdogan, do të ketë biseda telefonike me shefin e NATO-s, Jens Stontelberg, dhe me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulavon der Leyen. /Insajderi.com