Mesfushori anglez i ekipit nga Londra Veriore, Tottenham Hotpsur, Eric Dier, në një intervistë të dhënë për revistën “ES Magazine”, ka bërë një deklaratë të çuditshme, teksa shprehet se do të dëshironte që pas vdekjes hiri i trupit të tij të shpërndahej në stadiumin e Tottenhamit, njofton Insajderi.
Mesfushori 27 vjeçar i cili luan prej shtatë sezonesh me Tottenhamin, është rritur në Portugali, por siç shprehet ai lidhja me Anglinë është shumë e fortë për shkak se luan te Tottenham.
“Kur të vdes të më varrosnin në stadiumin e Tottenhamit do të ishte mirë. Do të dëshiroja që hiri i trupit tim të shpërndahej në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, tha fillimisht reprezentuesi anglez.
“Unë nuk kam ndonjë lidhje të fortë ne Londrën përveç Tottenhamit, kështu që më e mira do të ishte aty, se sa të më varrosnin diku tjetër”, u shpreh anglezi në deklaratën që i ka habitur të gjithë. /Insajderi.com