
Siç raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, sipas asaj që po vlerësojnë zikaltërit, dëshirojnë të fusin në shkëmbim yllin danez me Xhakën e Arsenalit, me Paredes të PSG-së ose dhe me Tolison e Bajen Mynihut, njofton Insajderi.
Gjermanët e Bayern Munchen, kishin trokitur në derën e Interit për Eriksenin duke ofruar shkëmbim me Jerome Boateng.
Nuk dihet ende e ardhmja e mesfushorit danez 28 vjeçar, por duket gjithnjë e më larg dyerve të “Appiano Gentile”-s, ku Antonio Conte e quan si të padëshiruar. /Insajderi.com