Eriksen flet pas arrestit kardiak: “Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem”

Eriksen flet pas arrestit kardiak: “Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem”

Mesfushori i Danimarkës dhe Interit, Christian Eriksen, ka lëshuar deklaratën e parë publike që prej se e pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020, transmeton Insajderi.

 Eriksen, ka folur në një bisedë të shkurtër për La Gazzeta dello Sport’ , ku ka thënë se nuk e di se çfarë ndodhi me të, por zotohet se nuk do të dorëzohet pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë.

Ai me tej, ka falënderuar të gjithë tifozat si dhe ka thënë se është i impresionuar nga mesazhet e Interit.

“Faleminderit të gjithëve, nuk do të dorëzohem. Tani jam mirë, por dua të kuptojë se çfarë më ka ndodhur. Dua të them faleminderit për gjithçka çfarë keni bërë për mua” tha Eriksen.

Erikseni mori tretman mjekësor në fushë për rreth 15 minuta, ku ekipi mjekësor i kombëtares daneze përdori defibilator për ta kthyer në jetë.

Ai më pas u dërgua në spital ku e mori veten dhe tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./Insajderi.com