Eriksen: Nuk jam mësuar të jem lojtar rezervë

Eriksen: Nuk jam mësuar të jem lojtar rezervë

Ish mesfushori i Tottenham, tani i Inter, Christian Eriksen, ka folur për situatën e tij tek ekipi i Inter, pas raportimeve të ndryshme se ai do të largohet nga klubi, shkaku që ka dështuar të përshtatet me futbollin e aplikuar tek ekipi italian.

“Kisha disa ditë pushim, por tani jam me ekipin kombëtar dhe ende nuk kam pasur ndonjë informacion se çfarë do të bëjë klubi kur të kthehem atje”, ka thënë fillimisht Eriksen për DR Sporten, transmeton Insajderi.

“Unë isha mësuar të isha gjithmonë titullar, tani po jetoj një situatë të re”, shtoi ai.

“Duhet të punoj për të dalë nga ajo dhe vetëm atëherë të shikoj prapa dhe të shoh nëse kisha të drejtë apo isha i gabuar”.

“Ndjej se kam bërë pjesën time dhe në përgjithësi, isha i lumtur me zgjedhjen që bëra për të ardhur te Interi dhe jam akoma i lumtur”, përfundoi danezi./Insajderi.com.