
Mesfushori danez, Christian Eriksen ka lëshuar një mesazh për të gjitha ata që ishin të shqetësuar për shëndetin e tij, shkruan Insajderi.
Ai në Instagram ka falënderuar të gjithë fansat nga gjithë bota të cilët janë shqetësuar për shëndetin e tij, duke deklaruar se kjo do të thotë shumë për të dhe familjen e tij.
Sipas tij, ai duhet t’i vazhdojë disa ekzaminime në spital, por ndihet mirë.
“Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë Danimarkën”, ka thënë danezi.
Mesfushori pësoi arrest kardiak në ndeshjen që Danimarka dhe Finlanda e zhvilluan në kuadër të ‘EURO 2020’.
Eriksen ishte vetëm disa sekonda larg momentit tragjik, por bashkëlojtarët dhe stafi mjekësor ia dolën ta rikthenin në jetë./Insajderi.com