Eriksen pritet të kthehet gjatë javës tjetër te Inter

Eriksen pritet të kthehet gjatë javës tjetër te Inter

Mesfushori i Italisë dhe Danimarkës, Christian Eriksen thuhet se do të kthehet në Milano javën e ardhshen për t’iu nënshtruar testeve mjeksore, shkruan Insajderi.

Mesfushori pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës.

29-vjeçari u desh të operohej dhe të vendoste një defibrillator kardiovertet në zemër, por karriera e tij në Serie A do të mbarojë nëse paisja është e përhershme.

Në Itali, është e ndaluar të luash në çdo sport me një paisje të tillë, por kjo nuk do të thotë që Eriksen nuk mund të luaj në ligat tjera evropiane.

Sipas “Tutto Sport”, Eriksen do të jetë në Milano javën e ardhshme ku do të kryej edhe testet mjeksore.

UEFA ka ftuar Eriksen të marrë pjesë në finalen e EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë që luhet në “Wembley Stadium” të dielen me fillim nga ora 21:00./Insajderi.com