Eris Abedini drejt transferimit te Granada në Spanjë

Eris Abedini drejt transferimit te Granada në Spanjë

Mesfushori kosovar, Eris Abedini, është afër një hapi të madh në karrierën e tij, transferimin në La Liga, te skuadra e Granadës, njofton Insajderi.

Mesfushori 22 vjeçar, i cili aktualisht aktivizohet te Lugano në Zvicër, mësohet se ka arritur marrëveshje me Granadën, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

Nga ajo që raporton “Tuttomercatoëeb”, mesfushori kosovar pritet në orët e ardhshme të firmosë kontratë me spanjollët e Granadës, të cilët këtë edicion janë pjesë e grupeve të Europa League.

Mesfushori pritet të nënshkruaje kontratë tre vjeçare me Granadën, duke iu bashkuar kosovarit tjetër që luan në La Liga te Sociedad, Adnan Januzajt. /Insajderi.com