
Erling Haaland është shpallur lojtari i vitit në Bundesligën gjermane, duke mundur konkurrencën e sulmuesit Robert Lewandowski, njofton Insajderi.
Të gjithë janë habitur me vendimin pasi Lewandowski zhvilloi një sezon fantastik me Bayernin duke realizuar 41 gola në kampionat duke thyer kështu rekordin e legjendës Gerd Muller.
20 vjeçari mori përqindjen më të madhe të votimeve nga fansat e futbollit duke e fituar këtë çmim për herë të parë.
Haaland është përfolur për një lëvizje të mundshme drejt ndonjë ekipi të madh, por kushtet e larta financiare të agjentit të tij Mino Raiola mund ta lënë edhe për një sezon tjetër në Bundesliga. /Insajderi.com