Sot janë bërë tri vite që prej kur Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ishte i ftuar në emisionin ’90 Plus’, ndërkaq Eroll Salihu ka zbuluar një ngjarje tejet interesante një natë para pranimit në FIFA.
“Rrugëtimi ka qenë tejet i vështirë”, tha fillimisht Eroll Salihu.
“Shkuam me Fadil Vokrrin dhe Bakir Burrin te Savicevicin për aplikacion për pranim. E kam punuar këtë vetëm dhe ka pasur 300 faqe”, vazhdoi Eroll Salihu.