
Në mbledhjen e dytë të mbajtur nga Komisioni i Arbitrazhit Sportiv, Eroll Salihu është zgjedhur kryetar i saj, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik i Kosovës përmes rrjetit social “Facebook”.
Me emërimin e Salihut si kryetar të KAS-it, janë zgjedhur edhe nënkryetari dhe sekretari.
Nënkryetar është zgjedhur Armend Krasniqi, ndërsa sekretare, Jehona Shyti.
Eroll Salihu është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëherit anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së./insajderi.com