Eros Grezda pritet të largohet nga Osijek, do të transferohet te Diosgior (DVTK) në Hungari

Eros Grezda pritet të largohet nga Osijek, do të transferohet te Diosgior (DVTK) në Hungari

E ardhmja e Eros Grezdës pritet të jetë larg Osijekut. Futbollisti shqiptar duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Bjelica dhe për këtë arsye po mendon largimin nga klubi kroat, njofton Insajderi.

Mbi lojtarin ka pasur interes nga klube të ndryshme, që nga Koreja e Jugut e deri në Hungari. Por ky i fundit me shumë mundësi pritet të jetë destinacioni i radhës për Grezdën.

Mediat kroate zbulojnë edhe emrin e klubit hungarez që kërkon shërbimet e anësorit shqiptar. “Germanija.hr” raporton se Ferencvaros, MOL Fehervar, Pushkas Academy dhe Diosgior kanë qenë klubet që kanë shfaqur interesin e tyre, por garën e ka fituar Diosgior (DVTK).

Arsyeja mbetet te trajneri i tyre, Zoran Zekiç, një emër të cilin 25 vjeçari e njeh mjaft mirë. Kroati në të shkuarën ka qenë trajneri i Osijekut, skuadër të cilën e ka drejtuar përgjatë viteve 2015-2019, kohë kjo gjatë së cilës edhe Eros Grezda ka mbajtur veshur fanellën e kësaj skuadre. /Insajderi.com