Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Basaksehir shkaku i racizmit

Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Basaksehir shkaku i racizmit

Është ndërprerë papritur sfida në Paris mes nënkampionëve të Europës PSG-së dhe Basakshehir në minutën e 16-të, njofton Insajderi.

Sipas të dhënave nga mediat e huaja, takimi është ndalur për shkak se gjyqtari i katërt i sfidës Sebastian Coltescu pretendohet se ka ofenduar me fjalë raciste asistentin e stafit teknik turk Pier Webo.

Dy personat po debatonin në lidhje me gjykimin dhe në minutën e 16-të, stoli i Basaksehir është ngritur i revoltuar dhe ka lënë takimin në mes.

Gjithashtu, është ndëshkuar me karton të kuq sulmuesi i Basaksehir, Demba Ba, për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt Coltescu duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Basaksehir.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në futboll.

“Ti kurrë nuk ke thënë ‘ky djalë i bardhë’, ke thënë ‘ky djalë’. Përse nuk thua dhe për një lojtar me ngjyrë, ‘ky djalë’?” u shpreh i revoltuar Demba Ba ndaj arbitrit të katërt rumun Sebastian Coltescu. /Insajderi.com