A është serbo-kroatishtja një gjuhë?

A është serbo-kroatishtja një gjuhë?

17 milionë njerëz në Bosnjë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi flasin variacione të gjuhës e cila është quajtur më parë serbo-kroate apo kroato-serbe.

Zyrtarisht, gjuha e cila më parë kishte bashkuar Jugosllavinë, ashtu si edhe vendi, nuk ekziston më. Në vend të saj, tani ka katër emra: gjuha boshnjake, serbe, kroate dhe malazeze. Por a janë këto e njëjta gjuhë?

Përgjigja sipas një grupi të linguistëve dhe OJQ-ve nga katër vendet, është një “po” kumbuese. Duke punuar nën banderolën e një projekti të quajtur “Gjuha dhe Nacionalizmi”, grupi ka lëshuar një “deklaratë për gjuhën e përbashkët” më 30 mars, shkruan The Economist.

Deklarata thotë që të katër gjuhët së bashku përbëjnë një gjuhë “policentrike”, ngjashëm si anglishtja, gjermanishtja dhe arabishtja. Ata thonë që përderisa ekzistojnë dialekte të ndryshme, këto janë variacione të të njëjtës gjuhë pasi që folësit e kësaj gjuhe e kuptojnë njëri tjetrin.

Me të vërtetë, kjo i bën këto katër gjuhë më të ngjashme se sa dialektet e shumë gjuhëve tjera policentrite, njofton Insajderi.

Autorët e konsiderojnë këmbënguljen nga institucionet publike dhe të edukimit përdorimin e vetëm njërës nga katër variacionet si “shtypëse, të pa nevojshme dhe të dëmshme”. Qëllimi i deklaratës është të nxiten diskutimet për gjuhën “pa bagazhin nacional dhe të kontribuojë në procesin e pajtimit”, thotë Daliborka Uljareviq, partnerja nga Mali i Zi e deklaratës.

Insistimi në emërimin e katër gjuhëve të ndryshme Serbo-Kroate qon në absurditete. Fëmijët të cilët jetojnë në të njëjtin qytet në Bosnje shkojnë në shkollë në të njëjtën ndërtesë por në klasë me gjuhë të ndryshme. Portali i qeverisë boshnjake është publik në katër gjuhë: anglisht, boshnjake dhe kroate, të cilat janë me shkronja latine, dhe Serbisht, me cirilike.

Por sërish politikanët e regjionit nuk kanë nevojë për përkthime kur kanë takime. Kur kriminelët e luftës janë në gjykim përballë tribunalit të Hagësm ata marrin interpretime të folura nga dialekti i përkthyesit i cili qëllon të ketë qenë në punë.

Një frazë e njohur boshnjake thekson absurditetin: një paketë cigaresh që përsërit “pirja e duhanit vret” dy herë në shkronja latine dhe një herë në cirilike, të gjitha shqiptohen njëjtë.

Si në shumë pjesë të botës, përleshja për gjuhë është politike. Nacionalistët Serbë shohin deklaratën e re si një tentim për të dobësuar lidhjen mes serbëve në Serbi, serbëve boshnjakë dhe malazezë. Me çaktivizimin e problemit të gjuhës do të largohej edhe mjeti të cilin nacionalistët e kanë përdorur për të nxitur probleme; thekson dallimet.

Ata kanë frikë për shembull që nëse të gjithë do të mendonin që flasin të njëjtën gjuhë në Bosnje atëherë kjo do të dobësonte ambicien politike për të shkatërruar eventualisht shtetin.

Kroatët nacionalistë theksojnë luftën për pavarësi, ku prapa në të 60-at akademikët kishin thënë që kroatishtja ishte gjuhë me vete. Dhe nëse është gjuhë më vete, kroatët duhet të jenë të ndarë nga jugosllavët.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve të rëndomtë nuk u intereson dhe aq shumë për këtë problem. Kur i pyet nëse e flet gjuhën e tyre, ata shpesh e quajnë thjeshtë naški, “tonë”. /Insajderi.com