Esklon situata në gjykatë – vëllezërit e rrahin vrasësin e nënës së tyre pak para dënimit

Esklon situata në gjykatë – vëllezërit e rrahin vrasësin e nënës së tyre pak para dënimit

Një sherr i madh ka ndodhur brenda sallës së gjyqit, në një gjykatë e Ohio, USA.

“Daily Mail” raporton se kanë qenë dy djem që kanë sulmuar vrasësin e nënës së tyre, në momentin që ai ka qenë gati të dënohej nga gjykata.
Vrasësi 62-vjeçar, Dale Williams, kishte vrarë 46-vjeçaren Elizabeth Pledger-Stewart.

Fëmijët e viktimës kanë dashur të hakmerren ndaj vrasësit, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.