“Estee Lauder”, kompania e parë e bukurisë në hapësirë

“Estee Lauder”, kompania e parë e bukurisë në hapësirë

Estee Lauder – prodhuesi i bukurisë që qëndron pas disa prej produkteve më të dashur për lëkurën dhe grimin në këtë planet – po dërgon një serum në hapësirë, shkruan Forbes, njofton Insajderi.

Dhjetë shishe të serumit ‘Advanced Night Repair’ të Estee Lauder do të dalin nga kjo botë për një fotosesion katër orë e gjysmë të shkrepur nga astronautët e NASA.

Estée Lauder Advanced Night Repair Synchronized Multi-Recovery Complex |  Ulta Beauty

Ndërsa astronautët e NASA-s nuk do të shfaqen në imazhe, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës dhe kozmosi do të shfaqen, dhe Estee Lauder po paguan afërsisht 128,000 dollarë për privilegjin – mijëra dollarë më lirë se sa do të kërkonte një influencues për disa foto Instagrami.

Serumet do të kthehen në Tokë në pranverën e vitit 2021, në atë kohë Estee Lauder do të nxjerrë në ankand një prej shisheve për bamirësi. /Insajderi.com