Shteti i Etiopisë, ka paraparë dy vjet burgim për qytetarët që nuk i respektojnë rregullat ndaj Covid 19 – këto deklarime i ka bërë zyra e prokurorit të përgjithshëm duke thënë se këto masa rigoroze, do të ndërmerren me qëllim të frenimit të përhapjes së Covid 19, në valën e dytë të tij.
Siç shkruan CNN, të ndaluara do të jenë shtrëngimi i duarve, mosmbajtja e maskës në hapësira publike dhe pjesëmarrja në një tavolinë me mbi tre persona, njofton Insajderi.
“Qytetarët po sillen sikur nuk ka COVID-19. Kjo do të shkaktojë një rritje të mundshme të përhapjes së pandemisë dhe mund të jetë kërcënim për kombin”, ka shkruar të enjten ministri i Shëndetësisë, Lia Tadesse.
Deri më tani, ky shtet ka regjistruar mbi 91 mijë raste me Covid 19, 1 mijë e 384 vdekje dhe mbi 44 mijë të shëruar. Zgjedhjet rajonale dhe parlamentare të planifikuar për gushtin e 2020-tës, janë shtyrë për vitin tjetër, tek sa gjendja e jashtëzakonshme vazhdon./Insajderi.com.