Etrit Berisha: Mund të fitonim 3:0, ndeshja ishte e rëndësishme për ne

Etrit Berisha: Mund të fitonim 3:0, ndeshja ishte e rëndësishme për ne

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, foli në konferencën për shtyp pas barazimit ndaj Kazakistanit, njofton Insajderi.

“Ndeshja për ne ishte e rëndësishme. Në fillim pata një kontakt me 2 lojtarët e tyre, pasi topi edhe ngeci në fushë. Një pjesë e fushës nuk ishte dhe aq mirë. Gjithçka më pas shkoi mirë dhe më gëzon fakti që këtë ndeshje mund të fitonim lehtë të paktën 3-0. Rëndësi ka shpirti që ekipi tregoi në fushë”, tha Berisha në konferencën për shtyp pas takimit.

Vazhdon më tej kapiteni, duke thënë “kemi krijuar shumë raste. Mbrapa kemi qenë shumë mirë. Loja difensive ka qenë në nivel, duke shkuar edhe në fazën e sulmit. Kemi arritur shumë mirë të krijojmë raste. Nëse ishim pak më gjakftohtë do të shënonim gol. Me këtë shpirt duhet të shkojmë edhe në ndeshjen tjetër. Mos e lemë Lituaninë të ketë avantazh”, tha në fund gardiani i portës. /Insajderi.com