
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha pritet të rikthehet në Serie A, pas një edicioni të kaluar në Serie B, shkruan Insajderi.
Rikthimi i tij në elitën e futbollit italian pritet të ndodh gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, negociatat kanë filluar dhe Torino pritet të jetë skuadra e re e Berishës.
Te Torino, portieri shqiptar pritet të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Juric, derisa në këtë klub do të gjejë edhe Mërgim Vojvodën.
Ndërkohë, largimi i Samir Ujkanit nga kjo skuadër tashmë është i pashmangshëm, pasi portierit kosovar i ka përfunduar kontrata aktuale dhe ka mbetur lojtar i lirë.
Transferimi i Berishës pritet t’i kushtoj Torinos 2,5 milion euro./insajderi.com