
Një lajm aspak i mirë vjen nga SPAL atje ku është konfirmuar se Etrit Berisha është shtruar në spital. Portieri i Shqipërisë u infektuar nga Koronavirusi dhe gjithçka është bërë publike vetëm pak ditë më parë nga skuadra italiane, njofton Insajderi.
Gardiani “kuqezi” ishte i izoluar në shtëpinë e tij dhe nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës. Por së fundmi është SPAL se raporton përkeqësimin e shëndetit të Berishës, duke u shtruar në spital për të marrë shërbimin e specializuar.
“SPAL njofton se pas daljes pozitiv me COVID-19 që u gjend të premten e 27 nëntorit, portierit Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar COVID-19 të spitalit Cona për të kryer testimet klinike”, përfundon komunikata e skuadrës. /Insajderi.com