EU ka nisur hetimin lidhur me të drejtat e fëmijëve në Instagram

EU ka nisur hetimin lidhur me të drejtat e fëmijëve në Instagram

Instagram po hetohet nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC) lidhur me trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve në platformë.

Pronari i Facebook mund të përballet me një gjobë të madhe nëse Instagram zbulohet se ka thyer ligjet e privatësisë.

Hetimet burojnë nga ankesat që Instagram i bëri publike informacionet e kontaktit në llogaritë e biznesit për këdo që hyn në aplikacion.

BBC i është drejtuar Facebook-ut për të komentuar.

Një numër i gjigandëve të teknologjisë amerikane kanë selinë e tyre evropiane në Irlandë dhe DPC është rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian nën Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR), e cila hyri në fuqi në 2018.

DPC është përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtës së individëve për privatësi në internet dhe ka fuqinë të lëshojë gjoba të mëdha.

Rregullatori Irlandez po heton nëse Facebook ka një bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe nëse përdor mbrojtje dhe kufizime adekuate në Instagram për fëmijët.

Poashtu veçmas kësaj, po shqyrton gjithashtu nëse Facebook ka respektuar kërkesat e GDPR në lidhje me profilin e Instagram dhe cilësimet e llogarisë. Po heton nëse Facebook po mbron në mënyrë adekuate të drejtat e mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve si persona të prekshëm.

Mosha minimale për të pasur një llogari në Instagram është 13 vjeç./Insajderi.com

Burimi: BBC News