Sulmet terroriste – “Euro 2016 mund të luhet pa tifozë”

Sulmet terroriste – “Euro 2016 mund të luhet pa tifozë”

Kampionati Evropian që është paraparë të mbahet këtë vit në Francë, mund të zhvillohet me dyer të mbyllura, deklaroi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete.

Abete këtë tha kështu në mediet italiane, si reagim ndaj sulmeve terroriste që lanë të vdekur mbi 30 persona në Bruksel të martën.

“Euro 2016 është një ngjarje që nuk mund ta anulojmë, por ne s’mund ta përjashtojmë vendimin për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë nëse nuk arrijmë ta shmangim terrorizmin”, deklaroi Abete për radio stacionin Radio 24.

Finalja e Euro 2016 do të mbahet më 10 korrik në Paris, aty ku vetëm pak muaj më parë mbetën të vdekur rreth 130 njerëz pas sulmeve terroriste, në të cilat përgjegjësinë e mori Shteti Islamik. /Insajderi.com