
Kampionati Evropian 2020 nuk do të zhvillohet deri në qershorin e vitit tjetër, por disa kombëtare e kanë siguruar pjesëmarrjen qysh në muajin tetor.
Turneu, i cili do të mbahet për herë të parë në disa qytete të Evropës, do të ketë 24 skuadra – një tjetër risi e UEFA-s.
20 prej tyre do të kualifikohen përmes grupeve, ndërsa katër të tjera nga play-off në Ligën e Kombeve.
Ukraina, Spanja, Polonia, Belgjika, Russia dhe Italia janë kombëtaret që kanë siguruar plasmanin në Euro 2020.
Ndërkohë, Skocia në ligën C si dhe Gjeorgjia dhe Bjellorusia në ligën D janë duke pritur kundërshtarët e tyre për t’u përballur në play-off.