Euro 2020 – të gjitha kombëtaret që deri tani janë kualifikuar

Euro 2020 – të gjitha kombëtaret që deri tani janë kualifikuar

Sonte janë zhvilluar tetë ndeshje interesante në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’. 19 skuadra deri më tani kanë siguruar kualfikimin në Kampionatin Evropian.

Zvicra ka arritur që ta prejë biletën për Kampionatin Evropian me një fitore të thellë 1:6 ndaj Gjibraltarit, në të cilën ndeshje realizoi edhe Granit Xhaka.

Nga ana tjetër, në grupin F, Spanja e shkatërroi Rumaninë duke e mposhtur me rezultat 5:0 në ‘Wanda Metropolitano’.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Norvegjia mposhti 1:2 Maltën, kurse Suedia triumfoi 3:0 ndaj Ishujve Faroe.

Për fund, në grupin J, Italia turpëroi Armeninë duke e mposhtur me rezultat 9:1.

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Greqia mposhti 2:1 Finlandën, kurse Bosnja triumfoi 0:3 në udhëtim te Lihtenshajni. Nga ky Grup u kualfikuan Italia e Finlanda.

19 ekipet që deri më tani janë kualifikuar në ‘Euro 2020’, mbetet vetëm një për t’u mësuar nga grupi E, mes Hungarisë dhe Walesit.

Katër skuadrat e fundit do të kualifikohen në mars nga Nations League, një ndër to mund të jetë edhe Kosova.