EuroBasket 2017: Kosova përballë Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë

EuroBasket 2017: Kosova përballë Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë

Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria janë kundërshtarët që kanë sjellur goglat e shortit të tëerhequr sot, në Mynih të Gjermanisë, raporton Insajderi.

Kosova do të bëjë gara ne grupin E, të kualifikimeve për “Euro Basket 2017”.

Ky konsiderohet të jetë grup mjaft i vështirë për Perfaqësuesën tonë të basketbollit kur dihet që një kundërshtarë si Sllovenia ka edhe lojtarë të ligës më të fortë në botë, NBA.

Ndërsa, përfaqësuesja e Shqipërisë është në një grup me Sllovakinë, Gjeorgjinë dhe Malin e zi. Këto janë kualifikimet e para për një kompeticion të rëndësishëm që kosovarët do të marrin pjesë.