Eurodeputetët të shqetësuar me ngjarjet e fundit në Maqedoni

Deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan,të cilët kanë marrë pjesë si ndërmjetësues në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinos, shprehen shqetësim për ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Eurodeputetët të shqetësuar me ngjarjet e fundit në Maqedoni

Ata u bënë thirrje partive politike që të punojnë bashkë në interes të qytetarëve dhe të shtetit dhe të kthehen në përkushtimin e tyre për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, e cila, sipas tyre, është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, njofton Portalb.

“Jemi thellë të shqetësuar, në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup. Marrëveshja e Përzhinos patjetër duhet të implementohet, përfshirë edhe pjesët që janë të lidhura me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të së drejtës në shtet, por edhe që të sigurohet mbajtje e zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në kumtesën e eurodeputetëve pas takimit me eurokomesarin Johannes Hahn.

Eurodeputetët vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për t’i ndaluar të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve dhe funksionarëve dhe amnistimin e tyre, seriozisht mund ta rrezikojë Maqedoninë. /Insajderi.com