Europa League: Rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00

Europa League: Rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00

Përfunduan të gjitha ndeshjet e aktit të parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Në shtatë sfidat e orës 21:00 u realizuan plot 24 gola. Në sy bie triumfi i Granadas 2:0 ndaj Napolit në Spanjë.

Një betejë e tjetër ishte ajo mes Antwerp-it dhe Glasgow Rangers, e cila prodhoi shtatë gola. Skocezët mundën të përmbysnin takimin në shtatë minutat e fundit për të shënuar fitore në fund nga 3-2 në 3-4.

Arsenali, njëri prej pretendentëve për të fituar kompeticionin, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Romë kundër portugezëve të Benficës.

Ajax fitoi me jo pak vështirësi ndaj francezëve të Lille, duke relizuar dy herë brenda dy minutave nga fundi i takimit.

Nuk gabojnë as Villarrel dhe Shakhtar Donetsk. Spanjollët dhe ukrainasit mposhtën me të njëjtin rezultatin (0-2) Salzburgun dhe Macabi Tel Avivin.

Një sfidë spektakolare ishte dhe Molde-Hoffenheim, e cila përfundoi me gjashtë gola të shënuar por pa fitues.

16 skuadrat që do të vazhdojnë garën do të përcaktohen javën e ardhshme në sfidat e kthimit në 24-25 shkurt. /Insajderi.com