
Klubi për të cilin bën tifo kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e fazës së parë “Play-off” të Ligës së Evropës, ndaj skuadrës polake Krawkov.
Skuadra tetovare e fitoj ndeshjen e parë me rezultat 2-0, duke e vënë vetë në situatë të favorshme para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në Krawkov.
Për Shkëndijën golat e fitores i shënuan dy sulmuesit, Besart Ibraimi dhe braziliani Juffo Junior.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës njihet si fans i madh i skuadrës nga Maqedonia Ai e ka deklaruar vetë këtë gjë, derisa ka qenë i pranishëm në stadium në disa ndeshje që Shkendija ka zhvilluar sezonin që lamë pas.
Nën anën tjetër, skuadra durrsake Teuta ballafaqohej me klubin nga Kazakistani, Kairat Almaty, ndaj të cilës humbi, me një gol të shënuar nga ish-asi i Arsenalit, Andrey Arshavin.
Ndeshja përfundoi 1-0 me golin që e shënoi futbollisti rus. Për skuadrën kazake për 90’ minuta u paraqit edhe legjenda ukrainase Anatoly Tymoschuk. /Insajderi.com