Kanë përfunduar 13-të ndeshjet e të enjtes në Ligën e Evropës, ku Milan ka ndarë pikët me Lille, ndërsa Arsenal ka fituar 3:0 ndaj Moldes, njofton Insajderi.
Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Lille, duke luajtur 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Castillejo (47’), teksa barazuan vendasit me Bamba (65’), duke shënuar epilogun final, Lille 1:1 Milan. Në grupin H, prin Lille me tetë pikë, ndërsa Milan ka shtatë pikë në vendin e dytë.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Aker Stadion”, Arsenal ka mposhtur 0:3 nikoqirët e Moldes. Të tre golat, londinezët i shënuan në pjesën e dytë. Së pari realizoi Pepe në minutën e 50’ të ndeshjes, Nelson shënoi për 2:0, në minutën 55-të, ndërsa golin e tretë, miqtë e shënuan me Balogun (83’). Në grupin B, Arsenal ndodhet në krye me 12 pikë, Molde e dyta me gjashtë sosh.
Në ndeshjet tjera që kanë filluar nga ora 18:55, u arritën këto rezultate:
AEK Athens – Zorya Luhansk 0:3
Braga – Leicester 3:3
CSKA Moscow – Feyenoord 0:0
CSKA Sofia – Young Boys 0:1
Gent – Crvena Zvezda 0:2
LASK – Antwerp 0:2
Liberec – Hoffenheim 0:2
Maccabi Tel Aviv – Villarreal 1:1
Qarabag – Sivasspor 2:3
Sparta Prague – Celtic 4:1
Wolfsberger – Dinamo Zagreb 0:3
/Insajderi.com