Europa Ligë: Inter vs Bayer Leverkusen

Europa Ligë: Inter vs Bayer Leverkusen

Sonte rikthehet gara e Ligës së Evropës, me dy ndeshje tejet interesante. Inter Milan vs Bayer Leverkusen – kërkojnë kualifikimin për në çerekfinale.

Ndeshja do të zhvillohet në Gjermani dhe fillon nga ora 21:00.

Ekipi nga Serie A, Inter, futet si favorit në këtë ndeshje dhe trajenri i tyre, Antonio Conte, ka paralajmëruar vetëm një mungesë, ajo e lojtarit, Vecino, i cili ka lëndim në gju, ndërsa pjesa tjetër e ekipit, është komplet e gatshme për sonte, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, ekipi nga Bundeliga, Bayer Leverkusen, ka tre mungesa të konfirmuara. Mesfushori nga Brazili, Paulinho, do të mungojë shkaku i lëndimit në gju, Aranguiz, do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë si dhe Amiri, do të mungojë si pasojë e izolimit, pasi është diagnostikuar si pozitiv në testin për Covid 19.

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, pritet të startojnë së sulmin e Inter, ndërsa pritet që edhe sensacioni Kai Havertz, pritet të startojë për ekipin e Levrkusen./Insajderi.com.