Europa Ligë: Manchester United kërkon të fitojë ndaj Copenhagen

Europa Ligë: Manchester United kërkon të fitojë ndaj Copenhagen

Sonte rikthehet gara e Ligës së Evropës, me dy ndeshje tejet interesante. Manchester United dhe Copenhagen – kërkojnë kualifikimin për në çerekfinale.

Ndeshja do të zhvillohet në Gjermani dhe fillon nga ora 21:00.

Trajneri i Manchester United, ka njoftuar se ka tre mungesa për këtë ndeshje, lojtarët si Phil Jones, Luke Shaw dhe Tuanzebe, nuk kanë udhëtuar me klubin fare për në Gjermani, njofton Insajderi.

Ekipi i Copenhagen, ka konfirmuar mungesat e lojtarëve si: Fischer, Santos, Sigurdsson dhe Thomsen.

Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Mason Greenëood, pritet që të startojnë për United./Insajderi.com.