“Eurosport”: Kelmendi ballafaqohet me suspendim pas refuzimit të testeve të dopingut

“Eurosport”: Kelmendi ballafaqohet me suspendim pas refuzimit të testeve të dopingut

Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën, mund të përballet me një suspendim në shtetin e Francës, pasi ajo refuzoi tu nënshtrohet testeve të dopingut dy muaj më parë në shtetin francez. Kështu shkruan gjiganti mediatik sportiv, Eurosport.

Megjithatë, suspendimi i saj mund të vijë vetëm në territorin francez pasi Federata Ndërkombëtare e Xhudos nuk ka asnjë lidhje me Agjencinë Anti-doping të Francës, njofton Insajderi.

eur

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) dhe trajneri i Majlindës konfirmuan të hënën se 25-vjeçarja kishte refuzuar tu nënshtrohej testeve të dopingut teksa stërvitej në St-Cyprien në Francë më 16 qershor.

Kryetari i Federatës Kosovare të Xhudos, Agron Kuka, ka insistuar se testi ishte refuzuar për shkak të mungesës së personave të autorizuar për ta kryer testin dhe jo se atletja e tij ka përdorur ndonjë substancë të ndaluar.

Lajmi për refuzimin e kontrolleve anti-doping nga Majlinda Kelmendi dy muaj më parë, ka bërë xhiron e botës. Marca në Spanjë, The Guardian në Angli, shumë gazeta italiane dhe të tjera evropiane e kanë raportuar këtë lajm. /Insajderi.com