Portieri i Manchester United, Sergio Romero, është shndërruar në targetin kryesor të Everton-it dhe Leeds-it për këtë afat kalimtar, shkruan ESPN, njofton Insajderi.
Të dyja klubet kanë dhënë ofertat e tyre për portierin argjentinas, i cili po ankohet vazhdimisht për minutat e pakët në ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.
Everton e do Romeron për të siguruar një dyshe të fortë portierësh bashkë me Jordan Pickford, ndërsa trajneri i Leeds-it, Marcelo Bielsa, po kërkon që të formojë një 11-tshe të fortë për të mbijetuar sezonin e ardhshëm në Premier Ligë./Insajderi.com