Everton konfirmon formën e jashtëzakonshme duke e mposhtur Brighton-in

Everton konfirmon formën e jashtëzakonshme duke e mposhtur Brighton-in

Ekipi i Carlo Ancelotit, Everton, është duke treguar formë të jashtëzakonshme me katër fitore në katër xhirot e para në Premier Ligë.

Everton, sot e mposhtën ekipin e Brighton Hove Albion me rezultat  4 me 2.

Everton kaluan të parët në epërsi me sulmuesin në top formë, Calvert-Lewin, ndërsa rezultati u barazua nga Maupay, teksa Mina e riktheu epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë.

\në pjesën e dytë, ishte ekipi i Everton që shënoi dy herë të tjera përmes mesfushorit, James Rodriguez e në fund, një gol u shënua nga Bissouma i Brighton, për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi prej 4 me 2.

Everton me këtë fitore e kryeson tabelën me 12 pikë dhe përcjellët nga Leicester dhe Liverpool me nga nëntë pikë por më nga një ndeshje më pak të zhvilluar./Insajderi.com.