Everton mposht Arsenal-in

Everton mposht Arsenal-in

Në javën e 14-të në Premier League, Everton ka mposhtur në shtëpi ekipin e Arsenal me rezultat 2:1, njofton Insajderi.

Te tri golat u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 22-të, Rob Holding shënoi autogol, duke kaluar nikoqirët në epërsi. Në minutën e 35-të, Arsenal barazoi rezultatin me Nicolas Pepeq ë shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 45-të, Yerri Mina riktheu epërsinë për ekipin e Ancelotti-t, rezultat që u mbyll pjesa e parë, gjithashtu edhe i tërë takimi.

Me këtë fitore, aktualisht Everton ngritet në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë, ndërsa kjo është disfata e katërt në pesë ndeshjet e fundit të Arsenal. Duke bërë të pozicionohet në vendin e 15 me 14 pikë. /Insajderi.com