Everton pëson humbje në shtëpi nga West Ham

Everton pëson humbje në shtëpi nga West Ham

Në kuadër të javës së 17-të në Premier League, Everton është mposhtur në shtëpi nga mysafirët e Londrës, ekipit të West Ham United me shifrat minimale 1:0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa goli i vetëm në këtë takim u shënu në pjesën e dytë, saktësisht katër minuta para mbylljes së takimit.

Autor i golit ishte mesfushori Tomas Soucek.

Me këtë fitore, londinezët përforcojnë pozitën e 10-të në ligë me 26 pikë, ndërsa Everton mbetet në vendin e katërt në tabelë me 29 pikë.

Ekipi i strategut italian, Carlo Ancelotti humbi një mundësi të mirë, sepse në rast fitores, Everton ngjitej në pozitën e dytë në tabelë. /Insajderi.com