Evertoni del me reagim – demanton zërat se ka arritur marrëveshje me Ancelottin

Evertoni del me reagim – demanton zërat se ka arritur marrëveshje me Ancelottin

Evertoni ka dalë me reagim zyrtar pas zërave se Carlo Ancelotti do të emërohet trajner i ri i klubit.

Klubi i Evertonit në faqen zyrtare ka dalë me një komunikatë ku thuhet se ende nuk është arritur marrëveshje me asnjë trajner, transmeton Insporti

Gjatë mbrëmjes të së hënës, një media tejet e besueshme si Sky Sports raportoi se ishte arritur një marrëveshje me klubit nga Liverpooli dhe italianit.

Sidoqoftë, klubi duket se ka mohuar këto zëra, pa përmendur emra.

“Në 11 ditët pas largimit të Marco Silvas, bordi i Evertonit ka punuar për të gjetur një trajner afatgjatë – dhe ka mbajtur takime me një numër të kandidatëve”, thuhet në komunikatë.

“Ne mund të konfirmojë se deri më tani asnjë ofertë për kontratë nuk është bërë dhe asnjë kandidat nuk ka zgjedhur që të tërhiqet nga procesi i rekrutimit”, shkruan klubi i Evertonit. /Insporti.com/