
Isco mund të largohet nga Real Madridi për të kaluar në Premier League, njofton Insajderi.
Interesim për të ka shfaqur Evertoni i Carlo Ancelotti-t i cili ka bashkëpunuar me spanjollin gjatë kohës sa ishte strateg i klubit madrilen.
Në rast se Isco kalon tek Everton atëherë do të bashkohet me shokun e tij, James Rodriguez që luanin bashkë në Real Madrid.
Sipas Le10Sport Everton ka shfaqur interesim të lartë që gjatë janarit ta transferojë mesfushorin. /Insajderi.com