Evra: Bruno Fernandes ka ulur presionin që e kishte Paul Pogba

Evra: Bruno Fernandes ka ulur presionin që e kishte Paul Pogba

Transferimi i Bruno Fernades nga Sporting tek Manchester United, ka sjellë një frymë të re tek ekipi anglez. Ndikimi pozitiv, u pa që nga ndeshja e parë e tij me United. Deri më tani, nga 8 paraqitje të tij, ai ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 3 herë të tjera.

“Unë mendoj që Paul po priste një lojtar të madh që të vinte tek United. Ne po i vinim të gjithë presionin mbi Paul dhe me thënë të drejtën, mund ta shikosh tek qesh, sepse tanimë do t’i ndajë përgjegjësitë me Fernandes. Mendoj që Paul do të luajë akoma më mirë me Fernandes në krah.” deklaroi Patrice Evra, raporton Insajderi.

Evra dhe Pogba, janë shumë të afërt me njëri tjetrin dhe Evra ka vetëm fjalë të mira për mikun e tij./Insajderi.com