
Pak vit më parë të ndërrojë baterinë e smartfonit ishte diçka që mund ta bënit edhe ju vetë. E gjitha që duhej të bëni ishte të hiqni kapakun e pasëm të smartfonit dhe të zëvendësonit baterinë.
Në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë, sot teknologjitë e kërkimit të shpejtë e bëjnë të panevojshëm ndërrimin e baterive. Por sipas një dokumenti të publikuar, Bashkimi Evropian nuk është i lumtur me skenarin aktual.
Dokumenti thotë se përdoruesit duhet të jenë të lirë të ndryshojnë baterinë dhe të mbajnë smartfonët për një periudhë më të gjatë sesa dy vite përdorim. Madje BE-ja synon që të ripërdorë materialet e baterive të zëvendësuar për të prodhuar të reja.
Plani pritet të prezantohet muajin e ardhshëm dhe vetëm koha do të tregojë nëse bateritë e zëvendësueshme do të rikthehen tek smartfonët. /PCWorld Albanian