Amerika është në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku po zhvillohet një garë ne mes Donald Trump, që kërkon mandatin e dytë në krye të “Shtëpisë së Bardhë” dhe Joe Biden, që kërkon t’a rrëzojë atë.
Këto zgjedhje, kanë ndikim në gjithë botën, prandaj edhe këto zgjedhje, janë kryefjala e politikave të jashtëm në shumicën e shteteve të botës, marrë parasysh impaktin që do të shkaktojnë këto zgjedhje dhe fituesi i tyre.
Në Evropë e kanë ndarë mendjen – Joe Biden, është bindshëm kandidati i preferuar i tyre, kundrejt Donald Trump, që nuk ka qenë i pëlqyer në shumicën e këtyre shteteve edhe në zgjedhjet e para.
Në një sondazh të bërë nëpër Evropë, del se 82% e evropianëve, e përkrahin Joe Biden dhe luten për fitoren e tij, ndërsa 18% janë rreshtuar nga presidenti aktual, Donald Trump.
Zgjedhjet do të mbahen me 3 nëntor dhe kandidati nga radhët e Demokratëve, Joe Biden, është duke u cilësuar favorit edhe në sondazhe edhe në analiza të ekspertëve të zgjedhjeve në Amerikë dhe kudo në botë./Insajderi.com.a