Evropë, 6 mbështetës së ISIS-it arrestohen gjatë një operacioni

Evropë, 6 mbështetës së ISIS-it arrestohen gjatë një operacioni

Autoritetet spanjolle, britanike dhe gjermane, në koordimin me njëra tjetrën, kanë mundur të finalizojnë me sukses një operacion ku kanë përfunduar në pranga gjashtë ekstremistë të Shtetit Islamik, të cilët merreshin me radikalizimin dhe rekrutimin e të rinjve, me qëllim që t’i dërgonin më pas në zonat e konfliktit.

Lajmi është konfirmuar në rrugë zyrtare, ndërsa bëhet e ditur se individët në fjalë ishin mjaft aktivë, si edhe njiheshin për lidhjet e tyre me militantët e ISIS në Lindjen e Mesme.

Gjashtë të arrestuarit përdornin kryesisht rrjetet sociale për të bindur të rinjtë që t’i bashkoheshin kësaj organizate terroriste. Ata kishin krijuar disa faqe interneti ku përcillnin edhe mesazhet e Shtetit Islamik.

Nga gjashtë ekstremistë që përfunduan në pranga, katër prej tyre u arrestuan në Spanjë, një në Britani dhe një në Gjermani, gjë që dëshmon shtrirjen e tyre të gjerë në kontinentin europian, njofton gazeta-shqip.

Pas ekzekutimit me sukses të operacionit, autoritetet e tre vendeve vlerësuan bashkëpunimin mes tyre, duke shtuar se i njëjti kooperim mes agjensive antiterroriste duhet të tregohet edhe në të ardhmen, në përballjen e përbashket ndaj Shtetit Islamik dhe organizatave të tjera terroriste.