
Ish trajneri i Juventus dhe i shumë skuadrave e kombëtareve, italiani, Fabio Capello, ka sugjeruar klubin e Juventus, që ata të reagojnë në këtë merkato dhe ta blejnë sulmuesin kryesor të Wolves, meksikanin Raul Jimenez.
“Raul Jimenez, është një sulmues i jashtëzakonshëm me shumë talent. Ai është ideal për të luajtur për Juventus dhe për të qenë partner i Cristiano Ronaldo-s, pasi ai mund të ketë efektin e njëjtë sikurse Karim Benzema”, tha Capello, transmeton Insajderi.
Raul Jimenez, ka shënuar 27 gola për ekipin e Wolves në këtë sezon, por ai njihet edhe për asistimet e tij, pas ai bashkëpunon shumë mirë me partnerët e tij në sulm.
Ekipi i Wolves, e vlerëson lojtarin mbi 60 milion euro dhe ky është problemi kryesor dhe arsyeja se pse ai akoma është lojtar i tyre e jo i një ekipi të madh, siç është Juventus e Manchester United, që po shprehin interes për lojtarin./Insajderi.com.