Fabio Capello: Juve gaboi me Coman, sikurse me Henry

Fabio Capello: Juve gaboi me Coman, sikurse me Henry

Ish trajneri i Juves, Fabio Capello, ka lëshuar kritika ndaj drejtuesve të klubit italian, pasi këta të fundit e larguan nga klubi sulmuesin anësor, Coman.

“Coman konsiderohet aq i mirë saqë të luajë nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve për Bayern Munich”, tha Capello, për Sky Sports Italy, transmeton Insajderi.

“Duket se Juventusi po vazhdon t’i përsërisë të njëjtat gabime. Henry erdhi i ri te Juventusi, ata e lejuan të largohej dhe pastaj lulëzoi te Arsenali e më pas tek Barcelona. Coman po ndjek rrugë të njëjtë tash në Munih. Kur e sheh cilësinë, duhet ta kesh durimin për të pritur. Nuk mund të presësh që një lojtar i ri të jetë menjëherë protagonist në nivelin më të lartë”, përfundoi Capello.

Kingsley Coman, ishte ai që shënoi golin e vetëm të takimit, gol që kishte rendësin e titullit të Ligës së Kampionëve./Insajderi.com.