Fabio Grosso emërohet trajner i Frosinones

Fabio Grosso emërohet trajner i Frosinones

Ish-kampioni i Botës me Italinë në 2006-tën, Fabio Grosso është emëruar trajner i skuadrës së Frosinones në Serinë B, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes rrjeteve sociale.

“Frosinone njofton se Fabio Grosso i është besuar drejtimi i ekipit të parë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Grosso ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi.

43 vjeçari së fundmi ishte trajner i klubit zviceran, Sion, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar edhe Juventus Primavera, Bari, Verona dhe Brescia. /Insajderi.com