Fabregas: Guardiola ishte idhulli im kur isha fëmijë

Fabregas: Guardiola ishte idhulli im kur isha fëmijë

Cesk Fabregas ka zbuluar se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola, por ruan një miqësi të ngushtë me rivalin e katalanasit, Jose Mourinhon, njofton Insajderi.

“Sot nuk kemi asnjë lidhje me Pep. Nuk e di nëse zhgënjimi me Pep është reciprok, por nuk preferoj të flas për këtë. Pep ishte idhulli im që kur isha fëmijë. Nga ai ndoshta mësova më shumë që kur isha katër vjeç e deri më sot. Mourinho është trajneri që më frymëzoi më shumë pasi u largova nga Barcelona dhe shkova te Chelsea”, tha fillimisht Fabregas.

Duke shtuar më tej: “Ai më tha se ne kishim problemet tona në fushë kur ai ishte te Chelsea dhe unë tek Arsenali dhe pastaj kur ai drejtonte Realin dhe unë luaja për Barcelonën. Por që për të, gjithçka kishte përfunduar atje. Kthyem faqe. Sot ende flasim dhe e konsideroj mikun tim”, ishin fjalët e mesfushorit spanjoll. /Insajderi.com