Fabregas “hap letrat” për të kaluarën, flet për kalimin te Chelsea

Fabregas “hap letrat” për të kaluarën, flet për kalimin te Chelsea

Cesc Fàbregas ka “hapur letrat” për të folur rreth zgjedhjeve që bëri në të kaluarën.

Mesfushori spanjoll, për mediat franceze ka thënë se vendimi për të ju bashkuar Chelseat, ishte ndoshta më i miri në karrierë, përcjellë Insajderi.com.

“Në teori, të bashkohesha me Chelsean nuk duhej të ndodhte, por të qenit në Chelsea është diçka për të cilën nuk do të pendohem kurrë në jetën time. Unë gjithmonë do të flas për Chelsea dhe për kohën time në Chelsea si ndoshta vendimi më i mirë i karrierës sime”, u shpreh fillimisht ai.

Cesc Fabregas opens up on Arsenal release clause decision which allowed  Chelsea to seal transfer - football.london

14.5.2014 – Fabregas duke u prezantuar si lojtar i Chelseat

34 vjeçari, shtoi gjithashtu se, sa ishte te Arsenali, kurrë nuk e kishte menduar që një ditë do luante në Chelsea.

“Kur isha me Arsenalin kurrë nuk besoja se mund të ndieja atë që ndjeja ndaj Chelsea. Ishte e pamundur. Por kjo është bukuria e futbollit. Kur e shfrytëzova atë shans, kurrë nuk kam menduar se do të isha aq i lumtur atje, se do të isha aq i suksesshëm dhe se do të kisha aq shumë vlerësim dhe ndjenjë me fansat e tyre”, u shpreh gjithashtu, Fabregas.

Për fund, ai përmendi se te skuadra e Abramovich ishin më konkurues dhe ky ishte dallimi me “Gunners”.

Cesc, ka një karrierë mjaftë të bujshme si futbollist, pasi ka fituar Premierligën, La Liga-n, Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.

Ai konsiderohej si njëri nga talentët më të mëdhenjë të gjeneratës së tij, ndërsa në Premierligë debutoi si 16 vjeçar.

Fabregas është futbollisti i dytë me më shumti asistime në histori të Premierligës ( 111 asistime).

Që nga vitin 2019, ai është pjesë e Monacos./Insajderi.com