Gazetari më i njohur në botën e sportit. Fabrizio Romano, që është pjesë e Sky Sports Italy, ka raportuar se Manchester United dhe Dortmund, janë në bisedime të avancuara për Jadon Sancho.
“United dhe Dortmund, janë në bisedime të avancuara për Sancho. Marrëveshje nuk ka akoma, por United po kërkon ta paguajë shumën me këste si dhe me bonuse, por pas përfundimit të pandemisë. Marrëveshja personale me lojtarin-nuk është problem” raportoi Romano, transmeton Insajderi.
“Jadon Sancho, është duke pritur tani qe klubet të arrijnë marrëveshje. Dortmund dëshiron që ta mbyllë këtë proces sa më shpejt, pasi ata do të kërkojnë për një zëvendësues të Sancho” përfundoi Fabrizio Romano.
Edhe Sky Sports në Angli, ka raportuar se United po kërkon që të paguajë 70 milion tani, ndërsa shumën e mbetur nga 120 milion, në dy vitet e ardhshme./Insajderi.com.