Facebook do tu japë mundësi krijuesve të tarifojnë për transmetimet live

Facebook do tu japë mundësi krijuesve të tarifojnë për transmetimet live

Ndërsa më shumë biznese, krijues e artistë po përdorin mjetet e transmetimeve live gjatë izolimit të pandemisë, Facebook njoftoi se do të shtojë një opsion ku njerëzit mund të tarifojnë ata që duan të kenë akses në transmetimet live.

Rrjeti social tha se kjo vjen në mbështetje të gjithë bizneseve të vogla dhe krijuesve. Detajet rreth këtij opsioni të ri janë të pakta por lajmi erdhi pak pasi Facebook lançoi Messenger Rooms ku deri në 50 persona mund ti bashkohen video konferencave.

Gjithashtu nuk ka një datë kur njerëzit do të mund të përdorin opsionin e ri dhe premtimi “në javët në vijim” duket i vakët.

Në lajmërimin e Facebook thuhet se faqet mund të tarifojnë për evente por nuk dihet çfarë kufizimesh do të aplikohen dhe kush mund ta përdorë.

Së fundi rrjeti social u jep një opsion krijuesve të eventeve ti etiketojnë si “vetëm online” duke qenë se aktualisht me protokollet e distancimit social në mbarë botën është e pamundur.