Facebook është duke u dhënë bizneseve me pronar me ngjyrë 40 milion dollarë

Facebook është duke u dhënë bizneseve me pronar me ngjyrë 40 milion dollarë

Të enjten, Facebook ka dhënë një grant prej 40 milion dollarësh për bizneset e pronarëve me ngjyrë, si pjesë e inciativës për të ndihmuar komunitetin me ngjyrë.

Kompania planifikon të dhurojë 10.000 grante për interpretuesit me ngjyrë me deri 50 të punësuar. Individët e kualifikuar mund të aplikojnë online. Afati i fundit për aplikim është 31 gusht, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Facebook, si shumë kompani të tjera, është bërë pjesë e një inciative global që filloi pas tragjedisë George Gloyd gjatë kësaj vere.

Programi për grante të bizneseve të zotëruara nga njerëz me ngjyrë është pjesë e premtimit prej 100 milion dollarësh, që u bë në qershor për të ndihmuar komunitetin e njerëzve me ngjyrë në të gjithë vendin. Facebook tha se iniciativa është inspiruar nga komentet që kanë marrë të punësuarit si dhe njerëzit që kanë aplikuar për 40 milion dollarët e programit të granteve për biznese të vogla, që është duke u ndihmuar bizneseve të vogla të të gjitha racave të tejkalojnë krizën e pandemisë.

“Prej që kemi hapur aplikacionet për këtë program, ne kemi parë interesim të madh nga bizneset e njerëzve me ngjyrë, prandaj e dimë që ata janë duke u përballur me sfida të mëdha,” tha Facebook COO Sheryl Sandberg në një deklaratë në qershor.

Të gjitha bizneset e vogla janë përballur me vështirësi financiare që prej se qeveria vendosi të ndalonte veprimataritë e tyre në mars, si masë preventive për shkak të virusi Covid-19. Por këto kufizime kanë pasur një efekt më të madh në bizneset e njerëzve me ngjyrë, kanë treguar studimet.

New York Federal Reserve ka publikuar një studim, ku tregohet se 41 përqind e bizneseve të njerëzve me ngjyrë janë mbyllur gjatë muajit shkurt dhe prill. Vetëm 17 përqind e bizneseve të tjera janë mbyllur gjatë kësaj periudhe. Zbulimet e këtij studimi janë financuar nga Universiteti i Californias, Santa Cruz.

Facebook ka vënë si qëllim të shpenzojë 1 bilion me përfitues të ndryshëm duke filluar nga viti i ardhshëm.

Muajin e kaluar një menagjer me ngjyrë në Facebook dhe dy të tjerë që aplikuan për punë, paraqitën një ankesë në Komisionin për punësim të barabartë, për diskriminim.

Kompania përjetoi një bojkot në mediat sociale nga grupi për drejtësi sociale Color of Change dhe grupin e aktivistëve për media Free Press, të cilët filluan të ankoheshin se si Facebook ka përkrahur fjalimet e urrejtjes dhe keqinformimin në platformën e tyre./Insajderi.com